Telegrafi

Polici shtien në këmbën e kolegut

Dy policët janë thirrur në sheshin qendror të qytetit Brasow nga qytetarët të cilët protestonin ndaj fëmijëve të zhurmshëm të cilët po pinin dhe shanin.

Kur polici i cili i parë e kuptoi se do të duhen më shumë se vetëm dy policë për të ndaluar djelmoshat e dehur ai nxori armën e tij dhe qiti me të si paralajmërim.

Por arma i doli nga pozita e bllokuar dhe shtiu me të para se të ishte i gatshëm, duke e goditur partnerin e tij në kofshë të këmbës.

"Ai është nën hulumtim për përdorim të gabueshëm të armës. Ai po ashtu nuk do të fitoi as çmimin e qitësit më të mirë të vitit", ka thënë një koleg i tij.

Ndërkohë, tinejxherët kanë braktisur sheshin në momentin që arma kishte shkrepur.