Telegrafi

Polici shpëton të moshuarin e shurdhër nga përplasja e trenit në sekondat e fundit (Video)

Ky është momenti kur një polic në sekondat e fundit e shpëton të moshuarin e shurdhër, pasi që treni për pak sa nuk e goditi derisa po i afrohej platformës së stacionit.

70-vjeçari po qëndronte i ulur në platformë shumë afër binarëve në Jambuwati Howrah, kur për pak sa nuk e goditi trenin që po lëvizte jo me shpejtësi aq të madhe, transmeton Telegrafi.

Ai nuk e kishte vërejtur që po vinte treni, dhe pasi që është i shurdhër nuk kishte se si të dëgjonte borinë si paralajmërim që të largohet.

Megjithatë ishte një polic që po patrullonte dhe reagoi në sekondat e fundit, duke e tërhequr mbrapa për ta shpëtuar nga më e keqja.

Ky moment është kapur nga kamerat e sigurisë, duke e cilësuar policin si hero. /Telegrafi/