Telegrafi

Policët shpëtojnë për mrekulli në Virginia

Nga Fairfax, Virginia vjen një video rrëqethëse që tregon momentin kur dy policë i shpëtojnë vdekjes.

Polici ka qenë duke bërë kontroll rutinë pasi ka ndaluar mjetin. Duke biseduar me shoferin, në një moment ka vendosur të kalojë në anën e pasagjerit. Pikërisht kjo i shpëtoi jetën.

Një kamerë e instaluar në një veturë policie regjistroi momentin kur 17-vjeçari, drejtuesi i një BMW-je të zezë humbi kontrollin me një shpejtësi prej më shumë se 190 km/h, më pas u zhvendos në anën tjetër të rrugës dhe përplas për një polic.

Ai gjithashtu goditi edhe veturën e policisë, ku brenda tij ishte një polic që po verifikonte të dhënat e veturës që kishin ndalur më parë.

Punonjësit e policisë kanë pësuar lëndime të lehta, ashtu sikurse se shoferi që shkaktoi aksidentin.

Ndryshe, organet kompetente kanë nisur tashmë hetimet rreth aksidentit. /Telegrafi/