Telegrafi

Polici shkarkohet për shkak të seksit në punë

Rreshteri policor, emri i të cilit nuk është bërë publik, ishte "përfshirë në aktivitet seksual me një punëtore seksi" derisa ishte në detyrë në Londrën lindore gjatë vitit 2005, është nga Komisioni i policisë i cili është përgjegjës për ankesa dhe parashtresa. Detyra e tij ishte të zbulonte nëse ndërtesat e rëndomta po përdoreshin për prostitucion.

"Sjellja e rreshterit ishte e turpshme. Ai ka turpëruar veten dhe ish-kolegët e tij", ka thënë udhëheqësja e Komisionit, Deborah Glass.

Rreshteri, i cili u përballë me masa disiplinore, është shtyrë të jap dorëheqje nga puna pas dëgjimit nga Komisioni.