Telegrafi

Polici serb i Kosovës shkel një fëmijë me veturë në Mitrovicë

Një fëmijë 5-vjeçar është lënduar në një aksident në Mitrovicë, kur është goditur nga një veturë e tipit “Passat” me targa të Beogradit.

Mësohet se fëmija është jashtë rrezikut për jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19 në njërën prej rrugëve lokale që shpie nga fshati Zhabar për në lagjen “Ilirida” në Mitrovicë.

Burimet e KosovaPress bëjnë të ditur se ngasësi i veturës e përfshirë në këtë aksident është polici Aleksandër Vlajiq nga stacioni policor në veri të Mitrovicës.

Zëdhënësi rajonal i Policisë Avni Zahiti e konfirmoi ngjarjen, por pa dhënë detaje tjera.

“Një fëmijë është goditur nga një veturë. Fëmija është jashtë rrezikut për jetë”, tha Zahiti. /Telegrafi/