Site icon Telegrafi

Polici rus arrestohet pasi “e hëngri ryshfetin”

Kapiteni i policisë në rajonin Chelyabinsk, Alexei Nikolayev, kishte marrë ryshfet nga një shofer më 2 mars për të mos e dënuar pas një shkelje në trafik, thanë hetuesit.

Shoferi e kishte qerasur policin, dhe e kishte lajmëruar policinë për këtë rast.

Polici më pas e kishte mbyllur veten në automobilin e policisë dhe “kishte ngrënë paratë e pranuara – një bankënotë 1000 rubla dhe një tjetër 500 rubla”, njoftuan hetuesit e policisë.

Polici tashmë është nën hetime për mitmarrje. /Telegrafi/
 

Exit mobile version