Site icon Telegrafi

Polici qëllon me armë në drejtim të hajnave, pasi ata i vodhën paratë një femre në Prizren

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se të hënën rreth orës 17 e 20, dy persona të dyshuar të maskuar dhe të armatosur, kanë grabitur një sasi të parave të gatshme, duke e kanosur me armë viktimën femër. 

Një polic jashtë detyrës zyrtare, pasi i ka vërejtur të dyshuarit, u ka dhënë urdhër për t’u ndaluar, theksohet në këtë raport, duke sqaruar se të dyshuarit ia kanë drejtuar armën policit, derisa ky i fundit ka hapur zjarrë në drejtim të tyre me armën zyrtare.

Të dyshuarit kanë arritur që të arratisen, derisa njësitet policore dhe prokurori në vendin e ngjarjes kanë gjetur një xhaketë të gjakosur që dyshohet të jetë e të dyshuarve, si dhe 28 bankënota nga 50 euro./Telegrafi/

Exit mobile version