Telegrafi

Polici që u përplas me Rexhep Selimin, ishte ushtar i UÇK-së (Foto)

Polici Bahri Beqiri, i cili sot u përball me deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Merret vesh se në luftë ishin 8 pjesëtarë të familjes së Beqirit, kurse Bahriut i ishte vrarë në luftë djali i axhës, i njohuri komandant Faruk Beqiri.

Beqiri ishte pjesë e brigadës 141 të Zonës së Shalës, dhe ish-shokët e tij të luftës thonë fjalët më të mira për të duke publikuar edhe foto nga ditët e tij si ushtar i UÇK’së, duke dëshmuar për rolin e tij në këtë kohë.

Gjatë ditës së sotme, Rexhep Selimi dhe polici Beqiri u përplasn ashpër, gjatë kontrollit që po i bëhej deputetit të VV-së, para se ai të hynte në seancë.

Ndaj ngjarjes së sotme kanë reaguar përmes Facebookut edhe ish ushtarët e Zonës Operative të Shalës:

“Polici Bahri Beqiri i cili dikur ka qenë pjesëtar i UÇK’së, nuk është zmbrapsur fare duke e kryer në mënyrë profesionale punën e tij. Bahri Beqiri veteran i UÇK-së në brigadën 141 të Zonës së Shalës, tash pjesëtar i policisë së Kosovës me aktin e sotëm të drejtë dhe konform kodit të sjelljes së policisë, e theu mitin urban mbi paprekshmërinë e Rexhep Selimit. Edhe pas kërcënimeve serioze që iu bënë atij në detyrë nga një “deputet” kodosh, ai prapë kreu detyrën me gjakftohësi dhe maturi. Bahri me ty janë bashkëluftëtarët,kolegët,dhe shokët…respekt për Policinë e Kosovës,poshtë Kodoshët e sulltanat…” (sic)  shkruan në llogarinë në Facebook të Zonës Operative të Shalës ZOSH.