Telegrafi

Polici që u mor me rastin e Tupac kërkon arrestimin e Keffe D, i cili ka thënë se e ka vrarë reperin

Hologram i Tupac Shakur (Foto: Christopher Polk/Getty Images for Coachella/Guliver)

Vdekja e ikonës së zhanrit hip- hop, Tupac Shakur, vazhdon ende të mbetet thjeshtë një konsipiracion.

Rreth vrasjes së tij janë dhënë teori të llojllojshme dhe vazhdojnë të jepen edhe në vitin 2020, shkruan Mirror.

Së fundmi janë zbardhur disa pjesë rreth kësaj enigme, pasi që Keffe D David në një libër ka pranuar se ishte bashkëpunëtor në vrasjen e ikonës.

Keffe D Davis (Foto: The Mirror)

Ish-polici Greg Kading, i cili punoi në çështjen e Tupac, u ka sugjeruar autoriteteve që ta arrestojnë Keffe D. Duke folur për The Sun, Greg tha se Keffe D duhej të arrestohej dhe se ai është një “vrasës vetë i rrëfyer”.

“Unë nuk mund të mendoj për ndonjë rast në historinë e krimit amerikan, ku një vrasës rrëfyes lejohet të vazhdojë të flasë me qartësi për përfshirjen e tij në një krim, është e pashembullt”, ka deklaruar ai.

Fotografia e fundit e Tupac-ut para se të vdiste (Foto: The Mirror)

Gangsteri Keffe D mburrej duke treguar për vrasjen e Tupac Shakur, duke pretenduar se e kishte vrarë atë pasi i kishte rrahur nipin.

Ndryshe, Tupac ishte qëlluar me armë më 7 shtator të vitit 1996, në moshën 25 vjeçare. /Telegrafi/