Telegrafi

Polici që ishte pjesë e kampanjës kundër pirjes së alkoolit, kapet duke vozitur i dehur (Foto)

Foto: Ilustrim

Matthew Hall nga Surrey i Anglisë, që kohë më parë ishte bërë pjesë e një kampanje kundër pirjes së alkoolit, është kapur duke vozitur i dehur mbi limitin e lejuar.

Pasi që e ka kryer turnin, ai i ka pirë dy kanaçe me birrë, gjë që ka mjaftuar që të dalë pozitiv në test, transmeton Telegrafi.

Polici është ndaluar nga dy kolegë të tij, që i kanë kërkuar të del nga vetura dhe të kryej testin, ndërsa më pas i është dhënë tiketa ku përshkruhej dënimi.

“Ishte shumë bashkëpunues dhe i qetë. Ne e kryem punën tonë dhe ai e pranoi fajin”, ka thënë polici që ishte pjesë e kontrollit.

Mësohet se atij i është marrë leja e vozitjes për një vit, duhet të paguajë 619 funte dhe obligohet të ndjekë disa stërvitje speciale me njësite të ndryshme. /Telegrafi/