Site icon Telegrafi

Polici që ia vuri gjurin në qafë George Floyd dërgohet në një burg të sigurisë së lartë

Polici në Minneapolis, Derek Chauvin, i cili shihet në video duke ia mbajtur gjurin afro-amerikanit George Floyd i cili më pas ndërroi jetë, është dërguar në një burg të sigurisë së lartë me qëllim që të mos vie deri te ndonjë ekses, shkruan Newsweek.

Ai dyshohet për vrasje të shkallës së tretë dhe keqtrajtim, kurse sjellja e tij ka shkaktuar protesta të mëdha dhe dhunë në mbarë SHBA-të, transmeton Telegrafi.

Siç raporton BBC, ky është burgu i tretë në të cilin është dërguar që kur është arrestuar gjatë javës së kaluar. E tëra po bëhet për të parandaluar përhapjen e coronavirusit, por edhe për ndikimin e mundshëm që mund të ketë në protesta të mundshme që shpërthejnë nëpër burgje.

Seanca e parë dëgjimore është dashur të mbahet sot por është shtyrë për 8 qershor, kurse pritet të gjobitet edhe më 500 mijë dollarë përveç dënimit.

Sipas mediave amerikane, për shkak të këtij rasti, bashkëshortja e Chauvin ka dorëzuar dokumentet në gjykatë duke kërkuar shkurorëzim nga Derek. /Telegrafi/

 

Exit mobile version