Telegrafi

‘Polici’ i shfaqjes “Portokalli” rezulton pozitiv me COVID-19

Foto: Florian Binaj/Facebook

Aktori i njohur nga Shqipëria, Florian Binaj, ka bërë të ditur së fundmi se është infektuar me coronavirus.

Këtë gjë ai e bëri të ditur përmes një fotografie të ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook.

Në mbishkrimin e fotografisë, ai ka ironizuar me situatën duke shkruar se të qenit tip pozitiv në përgjithësi, bëri që pozitiv të rezultojë edhe në virusin më aktual dhe të përhapur në botë për momentin.

Florian Binaj (Foto: Florian Binaj/Facebook)

Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“Jam aq pozitiv si tip saqe dola pozitiv edhe me covid-19
Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas nje testimi rutin, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19.U vetëizolova që para testimit dhe do qëndrojë në izolim si gjithë të tjerët deri nē pērfundim të krantinës.Fatmirsisht nuk kam asnje simptomë dhe asnjë shqetsim dhe gëzoj shëndet të plotë.Mendova t’jua them vetë të vërtetën sesa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janē të gatshëm të shkruajnë çdo gjë!
Mē vjen keq që do mungoj këto 2 javët e fundit të sezonit të Portokallisë por skam ç’bëj…
Dhe për të gjithë ata që më pyesin: ku e more?-i them, e mora në Gjermani por km i ka origjinale të vetat! Shëndet të gjithëve”, ka shkruar Flori në Facebook.

Mes shumë roleve, Florian Binaj më shumë identifikohet si ‘polici’ i spektaklit të njohur të humorit, “Portokalli”. /Telegrafi/