Një polic trafiku në Turqi nuk ka mundur t’u përmbahet lotëve gjatë reanimacionit të një vajze shtatëvjeçare pa shenja jete.
Siç shkruan AnadolyAgency, vajzën e vogël, polici, bashkë me të gjitha forcat vrapoi për ta dërguar në një ambulancë në largësi 100 metra.
Një ngjarje e tillë, siç bëhet e ditur tutje, ndodhi pas katastrofës së një motoskafi me migrantë në ujërat e Bodrumit të Turqisë në të cilën jetën humbën dy persona.
Harun Kılıçoğlu, baba i dy fëmijëve i punësuar në Departamentin e Regjistrave të Trafikut në Policinë e Bodrumit, qytet në provincën Muğla, shkoi në vendin e ngjarjes pasi dëgjoi thirrjet për ndihmë nga ana e qytetarëve, ndërsa me shpejtësi mori në krahë një vogëlushe të nxjerrë pa shenja jete nga deti dhe u përpoq me të gjitha forcat ta dërgonte sa më shpejtë deri tek ekipet shëndetësore.
Kılıçoğlu, i cili vrapoi 100 metra deri te ekipet shëndetësore në rripin bregdetar në një ngjarje të shoqëruar përplot me emocione, dha të gjitha përpjekjet e tij për ta shpëtuar vajzën.
“A ka punonjës shëndetësor? Të shpejtojmë! Le të vijnë punonjësit shëndetësor”, thërriste polici turk duke vrapuar me vogëlushen në krahët e tij.
Mediat kanë ndjekur në tërësi veprimin e policit Kılıçoğlu, i cili përcolli me lot në sy përpjekjet e reanimacionit të shtatëvjeçares nga ana e ekipeve shëndetësore.
Megjithatë, AA shkruan se vajza e vogël ndërroi jetë në spitalin e dërguar, përkundër të gjitha përpjekjeve intensive për ta shpëtuar atë.
https://www.youtube.com/watch?v=iPbp7vA9BOc