Telegrafi

Polici në Michigan rrezikoi veten për të shpëtuar një grua të bllokuar brenda një kamionçine të përfshirë nga flakët – pamjet tregojnë veprimin e guximshëm të tij

Policia në Michigan ka publikuar një video që tregon një oficer që shkon drejt një kamionçine që u përfshi nga flakët për të shpëtuar një grua të moshuar që ishte bllokuar brenda.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, oficeri i policisë vrapoi në vendngjarje në Macomb County vonë të shtunën mbrëma pasi një kamionçinë u raportua se ishte përfshirë nga flakët në mes të një rruge.

Dhe pamjet tregojnë oficerin duke vrapuar drejt derës anësore të shoferit ndërsa flakët përfshinë automjetin.

Watch the latest video at foxnews.com

Reiper tha se viktima, një grua e moshuar, u shfaq e hutuar dhe fillimisht kapi timonin kur u përpoq ta nxirrte nga aty.

Megjithatë, oficeri, një ish-zjarrfikës, refuzoi të dorëzohej dhe shihet në video duke e nxjerrë gruan nga zjarri në rritje.

Sipas raportimeve, gruaja po shërohet në spital me lëndime jashtë rrezikut për jetën.

Nuk ishte e qartë se çfarë çoi në këtë aksident ose nëse gruaja kishte një problem mjekësor që çoi në incident. /Telegrafi/