Polici ndërpriti aksionin shkaku i rrëshqitjes në borë (Video)
Kushtrim Gacaferri
Derisa po patrullonte në një zonë periferike në Derbyshire të Anglisë, polici i paemëruar është rrëzuar dhe nuk mund të qëndronte si duhet në këmbë.
Meqenëse nuk po mund të lëvizte shkaku i sipërfaqes së rrëshqitshme, është kthyer sërish në makinë dhe la aksionin, transmeton Telegrafi.
“U nis për të shikuar nëse është dikush brenda veturës së braktisur, por këpucët e tij ishin shumë të rrëshqitshme”, ka thënë një koleg i tij lidhur me rastin.
Fakti që polici qeshte dhe mundohej të ngrihej sërish, është pëlqyer shumë dhe videoja që mund të shihni më poshtë, ka bërë xhiro në internet. /Telegrafi/