Në Kaliforninë Jugore, një polic me zemër të madhe takoi një vajzë të vogël të pastrehë, në një lagje kur ai ishte duke patrulluar.
Polici shumë shpejt tërhoqi vëmendje, kur u pa duke vizatuar në tokë lojën më të pëlqyer nga fëmijët, që ne e njohim si ‘kamkacel’, transmeton lajmi.net.
Ai i mëson vajzës 11 vjeçare si të luajë këtë lojë, dhe njëkohësisht luan bashkë me të.
Siç shihet edhe në video polici i lumtur i demonstron vajzës lojën dhe rregullat e lojës duke u argëtuar së bashku.
Krejt në fund dyshja ndahet me nga goditje duarsh në ajër, që tregon një gjest mes dy palëve që shprehin dashuri.