Ngjarja ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë- Fushë Kosovë. Motoçiklisti shihet duke parakaluar makinat në anën e kundërt, ndërsa pas tij është vënë një motoçikletë e policisë.
Gjatë rrugës, motoçiklisti parakaloi edhe një veturë të policisë, por ata nuk mundën ta ndalin. Dëshmitarë okularë thanë se ndjekja ka vazhduar edhe në rrugën nga Fushë Kosova në drejtim të aeroportit.
Vozitje të tilla nuk janë parë deri më tash në Kosovë./kallxo.com/