Telegrafi

Polici jashtë detyre veproi me shpejtësi, shpëtoi dyvjeçaren që ra nga platforma te treni (Video)

Vogëlushja dyvjeçare që mbeti e pambikëqyrur nga prindërit, përfundoi poshtë platformës dhe pranë trenit. Për fat të mirë, një polic jashtë detyre veproi me shpejtësi dhe e kapi.

Ngjarja që ndodhi në një stacion trenash në Fuijan të Kinës, është shpërndare me shpejtësi në internet, transmeton Telegrafi.

“Vetëm e dimë që ishte polic, nuk na tha as emrin”, kanë thënë të pranishmit, duke mos e komentuar ngjarjen.

Në anën tjetër, shikuesit kanë kërkuar që të identifikohet ky njeri dhe të shpallet hero. /Telegrafi/