Telegrafi

Polici jashtë detyre, shpëtoi burrin që i kishte mbetur kafshata në fyt (Video)

Dennis Palaia ka qenë duke drekuar në një lokal në New Jersey të Shteteve të Bashkuara, kur ka parë një burrë që ishte skuqur në fytyrë.

Në atë moment, polici jashtë detyre ka kryer manovrën Heimlich dhe i ndihmoi ta nxjerrëkafshatën që i mbeti në fyt, transmeton Telegrafi.

“Ishte krejtësisht i humbur, nuk kishte fuqi as të pinte ujë. U përpoqa ta ndihmoja me përvojën time në ushtrime”, ka thënë Palaia lidhur me rastin.

Më poshtë mund të shihni momentin dramatik, kur ai u shpëtua nga copa e mishit të cilën nuk e kishte përpirë si duhet. /Telegrafi/