Telegrafi

Polici jashtë detyre qëlloi në dorë plaçkitësin që kërcënonte me armë (Video, +18)

Plaçkitësi që kërcënoi një shitës me armë në Parana të Brazilit, duke i kërkuar që t’ia mbushte çantën me para, është ndaluar nga një polic jashtë detyre.

Ky i fundit e ka qëlluar në dorë, duke bërë që ai të shtrihet nga frika në dysheme, transmeton Telegrafi.

Mësohet se ai ka marrë vetëm lëndime të lehta, ndërsa është dërguar më pas në mbajtje, ku akuzohet për plaçkitje të armatosur.

Videoja tregon se ngjarja ka ndodhur gjatë dhjetorit të vitit 2016, por është postuar së fundmi në internet. /Telegrafi/