Të ndaluarin që përpiqej t’ia rrëmbente revolen, një polic i paemëruar nga Houston i Shteteve të Bashkuara, ishte i pafuqishëm ta prangoste i vetëm – në të njëjtën kohë, kolegët e tij e filmonin ngjarjen, duke mos bërë asnjë përpjekje për të intervenuar.
Derisa ai e kishte ndaluar një adoleshent të dyshuar për vjedhje, atij nuk po i ndihmonin as pjesëtarët e sigurimit të një pompe benzine, ku edhe ndodhi ngjarja, transmeton Telegrafi.
“Ndaloni së filmuari dhe ejani të më ndihmoni”, ka bërtitur ai, në videon që është parë më shumë se 700 mijë herë në Facebook, brenda një kohe të shkurtër.
Më poshtë mund të shihni aksionin e vështirë të policit, që u ndihmua vetëm prej një të pranishmit, ndërsa i dyshuari përpiqej t’ia grabiste revolen. Si dhe një zyrtare në uniformë, që sillet e pa shqetësuar, sikur të jetë ndonjë kameraman. /Telegrafi/
https://youtu.be/6HBKK-OTXpM