Një polic i Nju Jorkut është kapur në një video, duke ia drejtuar revolen një personi që po filmonte momentin kur polici godet një person të pafajshëm, të cilin më pas e arreston për kinse “ngasje të vrazhdë” të biçikletës.
Policit 26-vjeç Risel Martinez, i është marrë dokumenti identifikues i policisë dhe arma zyrtare, derisa sa të përfundojnë hetimet lidhur me veprimet e tij të kryer nga Byroja e Punëve të Brendshme (IAB), të njohur si “skuadra e minjve” nga djemtë me uniforma të kaltra, transmeton Telegrafi.
Momenti i tmerrshëm ndodhi, kur polici Martinez ndjek një burrë nën dyshimin se kishte bërë ngasje të vrazhdë me biçikletë në Harlem të Nju Jorkut.
Dëshmitari Calvin West ka postuar videon e momentit të tmerrshëm, ku edhe ka shpjeguar në detaje se si polici ia kishte drejtuar revolen, në momentin që e kishte kuptuar se po e filmon momentin kur po arrestonte dhunshëm një burrë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=yXWQU1JNkHU