Site icon Telegrafi

Polici i Guatemalës ia shpëton jetën vajzës së vogël nga vullkani, që ua mori jetën mbi 60 personave (Video)

Një polic në Guatemalë ka pushtuar zemrat e miliona njerëzve nga e mbarë bota, për shkak të një gjesti heroik.

Ai ka shpëtuar një foshnje që kishte ngecur brenda shtëpisë, pasi kishte shpërthyer vullkani dhe e gjithë zona ishte mbuluar nga hiri, transmeton Telegrafi.

Shpërthimi i vullkanit Fuego në Guatemalë ka shkaktuar vdekjen e të paktën 69 personave, derisa llava e saj ka filluar të derdhet në El Rodeo dhe San Miguel Los Lotes.

Derisa shumë pjesëtarë të ekipeve emergjente po nxirrnin nga rrënojat trupat e pajetë, ky polic i gardës kombëtare shihet duke nxjerrë një vajzë të vogël e cila kishte shpëtuar pa as edhe më të voglin lëndim.

Shpërthime tjera të fuqishme pritet të ndodhin, derisa gazrat e helmueshëm të llavës janë shpërndarë në ambient. Temperatura prej 700 gradë celsius e llavës, është duke përpirë gjithçka që po i del përpara.

Kurse mbi 3 mijë persona janë evakuuar dhe dërguar në zona më të sigurta, derisa shpërthimi ka ndikuar tek 1.7 milion banorë që janë zhvendosur nga shtëpitë. /Telegrafi/

Exit mobile version