Një oficer policie i Colorados u pushua nga puna pasi e ka goditur në fytyrë një grua të prangosur.
Videoja tronditëse tregon ish-policin e Loveland, Russell Maranto, 28 vjeç, duke e goditur gruan e prangosur ndërsa ajo vazhdimisht po e shante dhe ofendonte oficerin brenda një spitali ku u dërgua për trajtim mjekësor.
Gruaja, e identifikuar nga policia si Angelia Hall, 58 vjeçe, i bërtiti Marantos që i mori një copë letre që mbante në duar teksa po trajtohej nga stafi mjekësor.
Hall më pas pështyn në gjoks Marantosin – hera e dytë që e bëri gjersa ishte në spital.
Pa hezituar, Maranto e godet me grusht në fytyrë Hallin. Maranto u pushua nga puna tre ditë më vonë pasi u konstatua se keqpërdorur pozitën zyrtare, njoftoi policia.
Ai dyshohet se u përpoq të racionalizonte sulmin duke pretenduar se ishte përpjekur të largonte fytyrën e Hallit kur i dha goditjen.
Zyra e Prokurorit të Qarkut Larimer nuk ka vendosur ende nëse Maranto do të përballet me akuza penale. /Telegrafi/