Një polic është filmuar duke goditur një grua e cila mbante në dorë fëmijën e saj, ku si rezultat i goditjes së fortë foshnja bie me fytyrë në asfalt.
Videoja e filmuar në Shangai të Kinës, shfaq momentin kur polici gjakftohtë godet nënën të cilën e rrëzon në tokë, derisa foshnjën që e mbante në dorë bie me kokë në trotuar, transmeton Telegrafi.
Ky incident ndodhi pas një fjalosje të shkurtë të policit dhe gruas e cila ishte gjobitur për parkim të paligjshëm, ku si rezultat i kësaj gruaja reagoi ashpër kundër policit.
Gjatë kësaj fjalosje dëgjohet vajza e vogël duke qarë derisa po përqafonte fuqishëm nënën e saj. Por, duket se sulmi ndaj policit ia vuri kapakun kësaj ngjarje, dhe në një moment ai humbi durimin dhe e rrëzoi nënën në tokë të cilën më pas e prangosin.
Sipas informata jozyrtare foshnja nuk ka pësuar lëndime serioze, kurse nëna e saj kishte mavijosje në syrin e majtë. Ndërkaq polici i filmuar është suspenduar deri në përfundim të hetimeve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=mobQL-lKS4o