Telegrafi

Polici gjobit vetveten!

Shpesh ndodh që policët duke u larguar nga shkeljet e vogla që bënin vetëm pse ata janë në fuqi, shkruan Metro, transmeton Koha.net.

Por, David Clarke, sherif i Milwaukee County ka treguar se as ai nuk është mbi ligjin, duke e gjobitur vetveten për parkim të gabuar, gjatë ceremonisë për Ditën e Veteranëve.

Ai ka paguar një dënim prej 35 dollarësh, por kishte vendosur të kontribuonte edhe me 200 dollarë të tjerë, duke i dhuruar ato një organizate që punon me njerëzit me aftësi të kufizuara.