Site icon Telegrafi

Polici gjen automjetin e vet të vjedhur para 20 vitesh

Polici 58-vjeçar Tony Akinwumi e njohu një të shkarravitur që e bija e tij e kishte bërë në ulësen e prapme kur hyri në taksin në Lagos.

Ai automatikisht arrestoi taksistin dhe e dërgoi në paraburgim, raporton gazeta lokale “Nigerian Tribune”.

"E dija se ishte pikërisht ai automjet. Ishte automjeti im i vetëm që kisha blerë për vete dhe e njoha menjëherë", ka thënë ai.

"Në vitin 1989, një grup hajnash më sulmoi, m’i vodhën paratë dhe ikën me automjetin tim. U çudita se si hajnat ishin aq të marrë sa që nuk kishin ndryshuar aspak pamjen e automjetit", ka shtuar ai.

Akinwumi e kishte blerë automjetin e tipit Mazda 620 në vitin 1986, dhe ai i ishte plaçkitur në gusht të vitit 1989. E bija e tij, e cila ishte trevjeçare në atë kohë, kishte shkarravitur "Ese O, Baba" (Lavdia i Qoftë Zotit) në ulëset e pasme të automjetit.

"Në atë kohë, kjo ishte kënga e preferuar e bijës time, dhe ajo e shkruante, për aq sa dinte të shkruaj atë kudo që shkonte", ka sqaruar ai.

Exit mobile version