Telegrafi

Polici frikësohet nga miu që i doli papritmas (Video)

Në një qendër policore në Floridë të Shteteve të Bashkuara, një polic i paemëruar është frikësuar nga miu që i doli papritmas në korridor.

Ai kërceu nga frika, në momentin që brejtësi i kaloi pranë duke lëvizur me shpejtësi, transmeton Telegrafi.

Me tu larguar nga aty, ktheu sërish kokën për tu siguruar nëse u largua miu dhe a ishte dikush që të shohë reagimin e tij.

Filmimi i bërë nga kamerat e sigurisë, ka bërë xhiro në rrjetet sociale, pasi është qesharak dhe tregon që edhe njerëzit e fortë mund të frikësohen nga kjo kafshë.

“Mos më ngacmoni që kam frikë nga miu, është i tmerrshëm dhe nuk mund ta përballoj”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/