Para ndeshjes në mes të Kosovës dhe Finlandës është parë diçka interesante.
Takimi i parë zyrtar i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, na bëri të gjithëve krenar.
Kjo pasi arritëm barazim historik 1-1 në udhëtim te Finlanda, ku fitorja i atribuohet edhe tifozëve që ishin shumë të zhurmshëm.
Megjithatë, pjesë e festës të Kosovës u pa edhe një polic finlandez, i cili shihet me disa tifozë kosovar afër stadiumit.
Në fotografinë e siguruar nga Telegrafi, polici finlandez shihet duke mbajtur një flamur të Kosovës. /Telegrafi/