Site icon Telegrafi

Polici filmohet duke e grushtuar burrin 65-vjeçar të paktën 11 herë në Florida

Një oficer policie në Florida është akuzuar për përdorimin e forcës së tepruar pasi është filmuar duke goditur disa herë me grusht një 65-vjeçar dhe i kishte vënë gjurin në kokë pasi e kishte prangosur.

Nicholas Lordi, 34 vjeç, nga Stacioni i Policisë West Palm Beach, është akuzuar për përdorimin e forcës së tepruar gjatë një incidenti më 1 nëntor 2019, përpara një dyqani ushqimor në Florida të Jugut.

John Monroque (65) kishte thyer hundën pas veprimeve të tilla të policisë, shkruan NBC News. “Nuk ishte e nevojshme. Ai më kërceu në shpinë, më rrëzoi në tokë dhe u bë i dhunshëm”, tha Monroque.

Lordi tha se ai iu përgjigj një raporti të shërbimit të urgjencës duke thënë se burri i dehur refuzoi të largohej nga dyqani. Ai tha se Monroque kishte treguar “mosrespekt” ndaj policisë dhe po debatonte me zyrtarët.

Por hetuesit përgjegjës për hetimin e incidentit thanë se pamjet e kamerave tregonin se gjërat nuk po shkonin ashtu siç pretendonte oficeri.

Më pas oficeri e përmbysi dhe e goditi edhe pesë herë të tjera. Monroque më vonë tha se humbi vetëdijen në një moment. /Telegrafi/

Exit mobile version