Janë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihet një polic në uniformë duke bërë “një sy gjumë” pas timonit të një makine patrullimi, derisa motori i saj ishte duke punuar.
Videoja, e cila besohet të jetë filmuar të hënën, përcjell Telegrafi, tregon se si oficeri u “rehatu” në vendin e shoferit duke pushuar ndërsa ishte parkuar pranë Urës Skye, në malet skoceze.
Ndërsa personi filmon pamjet, oficeri papritmas zgjohet, disi si i hutuar.
Një veprim i tillë në një rrugë publike është një shkelje që mund të rezultojë në një gjobë prej 40 funte, dhe policia ka thënë se tanimë kanë filluar hetimin. /Telegrafi/