Adoleshenti 18-vjeçar ka rënë nga kulmi i shtëpisë së tij në Floridë të Shteteve të Bashkuara, kur është shtyrë nga polici që po e ndiqte dhe donte të fliste me të, lidhur me akuzën se e kishte marrë veturën të dashurës, pa lejen e saj.
Kur policia arriti për të marrë rrëfimin e tij të ngjarjes, ai u ngjit mbi kulm, derisa një oficer u urdhërua ta ‘shtyjë poshtë’, transmeton Telegrafi.
Departamenti policor, në të cilin shërbejnë policët që ndërmorën këtë aksion, ka thënë se ata do të disiplinohen, derisa kjo ngjarje nuk është dashur të ndodhte.
Sipas pamjeve që ka marrë kamera, e vendosur në uniformën e njërit polic, adoleshenti shihet në cep të kulmit, që është i lartë afro tre metra, derisa shtyhet pa asnjë paralajmërim.
“Më mirë kërce, sepse do të qëllojmë me shok elektrik. Do të arrestohesh” dëgjohen duke thënë policët, para se kolegu tyre ta shtynte. Derisa ende nuk kishte rënë në tokë, atë e qëlluan me shok elektrik, njëri prej dy policëve që ndodheshin poshtë.
Megjithëse nuk pësoi asnjë lëndim, departamenti policor ka thënë se ai ka mundur të lëndohej dhe ka hapur hetime për dy policët dhe rreshterin që ndodhej me ta. /Telegrafi/