Adoleshenti Dylan Schwartzlow, 17-vjeç, ka arritur të arratiset nga qendra e paraburgimit edhe pse kishte të vendosura pranga në duar.
Ai ishte dërguar në stacionin e policisë gjatë nëntorit të vitit të kaluar, nën dyshimin për keqtrajtim seksual dhe shkaktim të lëndimit trupor, transmeton Telegrafi.
I riu ishte dërguar në stacionin e policisë në Janewille ku pritej t’i shqiptohet dënimi për veprat penale.
Megjithatë, polici që e kishte dërguar në atë dhomë adoleshentin për ta marrë në pyetje kishte bërë një gabim të madh – nuk i kishte kontrolluar dritaret nëse ishin të mbyllura.
Ai këtë pakujdesi të zyrtarit policor e shfrytëzoi në momentin që mbeti vetëm në dhomë, dhe pa u menduar dy herë kërceu nga dritarja edhe pse me pranga në duar.
Dhe plotë 15 minuta u janë dashur policëve ta kuptojnë se ai kishte ikur, pasi u futën në dhomë dhe panë se ishte zbraztë. Megjithatë liria e tij nuk zgjati shumë, pasi dy orë më vonë ishte arrestuar sërish.
Por, edhe pse ngjarja kishte ndodhur në nëntor të vitit të kaluar, videon e kamerave të sigurisë e kanë publikuar tani policia. /Telegrafi/