Telegrafi

Polici e bart në krah dilerin e drogës, që kishte të veshura vetëm brekët (Foto)

Rhys Williams nga Walles tentoi të ikte i zhveshur, por u dorëzua, sepse po i dhembnin këmbët e zbathura.

Nga dhimbja për 18-vjeçarin, njëri prej policëve e kapi në krah, që ta dërgonte deri te makina që po e priste, transmeton Telegrafi.

Imazhi ku dy policët shfaqen duke qeshur, bashkë me të dyshuarin për shitjen e drogës, janë bërë virale menjëherë.

Bartja në krah e shitësit të drogës

“Ku policët britanik, të arrestojnë dhe të bartin duke qeshur, sikur të ishe fëmijë”, ishte një prej komenteve të shumta. /Telegrafi/