Dyluftimin mes tyre e shikojnë të habitur kalimtarët, ndërsa njëri nga ta edhe kishte xhiruar konfrontimin, transmeton lajmi.net.
Pas zënkës, ata fillojnë të shkëmbejnë grushte, sikurse të ishin në ring boksi.
Arrestimi i motoçiklistit u bë i mundur vetëm pas ardhjes në vendngjarje edhe të disa policëve tjerë.
Besohet se konflikti mes tyre erdhi pasi motoçiklisti kishte shkelur rregullat e komunikacionit, dhe nuk i ishte bindur urdhrit të policit për ndalim.