Telegrafi

Polici brazilian aksidentalisht qëllon për vdekje shokun, i penduar se çfarë bëri kryen vetëvrasje (Foto)

Një polic brazilian që nuk ishte në detyrë ato momente ka qëlluar aksidentalisht me revole në kokë shokun e tij, dhe më pas ka qëlluar edhe veten kur e kuptoi se çfarë gabimi kishte bërë.

Flavio de Oliveira, 31-vjeç, një polic i diplomuar së fundmi në akademinë policore, kishte kaluar pasditen duke pirë së bashku me shokun në një lokal në Goiania në pjesën perëndimore të Brazilit, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa po kthehej me veturë në shtëpi brenda të cilës ishte edhe shoku i tij, në një moment u dëgjua një e shtënë. Plumbi që ishte shkrepur nga brendësia e veturës kishte goditur Matheus Castron. Ky student 20-vjeç po qëndronte i ulur kur një plumb e goditi në kokë. Të gjithë mbetën të habitur kur u ndal vetura dhe e pan atë i mbuluar në gjak.

Por, edhe pse e dërguan me urgjencë në spital, ai disa minuta më vonë është shpallur i vdekur – pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur De Oliveira del nga vetura dhe shkon në anën e kundër ku po qëndronte i shtrirë shoku i tij.

Detektivët pretendojnë se polici duke parë se çfarë kishte bërë kishte qëlluar veten, ku pasi kishin dalë në vendin e ngjarjes policia është konfirmuar edhe vdekja e tij. /Telegrafi/