Site icon Telegrafi

Polici arreston mashkullin me marihuanë në lule të ballit

Mashkulli 29-vjeçar është parë duke dalë nga tualeti në qytetin Lebanon në Pennsylvania, i cili dukej i nervozuar për atë që po mbante brenda kapelës së tij të bejsbollit.

Kur mashkulli iu ofruar policit, ai shikoi lartë, dhe polici e vërejti një qese të vogël plastike të ngjitur për ballin e tij që dukej të ketë marihuanë brenda.

Polici e mori qesen nga balli i mashkullit dhe e pyeti, "A je duke e lypur këtë?", thuhet në një deklaratë për shtyp të policisë.

Mashkulli, i identifikuar si Cesar Lopez, është paditur për posedim të një sasie të vogël të marihuanës, ka thënë policia.

Policia ka thënë se nuk është edhe aq e zakontë që njerëzit të fshehin drogën në kapelat e tyre të bejsbollit./Telegrafi/

Exit mobile version