Site icon Telegrafi

Polici amerikan qëllon për vdekje burrin që i vërsulet, zyrtarët policor pretendojnë se kishte reaguar në vetëmbrojtje (Video, +18)

Policia në San Diego të SHBA-ve ka publikuar pamjet e momentit kur një zyrtar policor qëllon për vdekje një burrë, i cili po ecte në drejtim të tij dhe bërtiste “Trump është djalli”.

I dyshuari Vaughn Denham, 48-vjeç, raportohet se kishte sulmuar një person me hanxhar, pas një mosmarrëveshje që e kishin pasur rreth zinxhirit të qenit, transmeton Telegrafi.

Zyrtari policor Corey Pitts, i ishte përgjigjur telefonatës për incidentin e ndodhur më 8 gusht të vitit 2017. E kur u mundua të intervenoj, Denham i doli përpara veturës së policisë dhe filloi ta godet me zinxhirë.

Zyrtarët e lartë policor në San Diego kanë njoftuar se polici kishte reaguar në vetëmbrojtje, duke pretenduar se nuk duhet cilësuar si akt kriminal të shtënat.

Për ta dëshmuar versionin e policisë, ata publikuan pamjet e filmuara nga kamera e vendosur në uniformën e policit, i cili shihet se si pas shumë thirrjeve që i bën të dyshuarit që t’i lëshoj zinxhirët në tokë dhe t’i bindet urdhrave të tij, e qëllon në vetëmbrojtje.

Për të qenë sa më korrekt, policia ka njoftuar se Pitts kishte përdorur revolen elektrike (elektroshokun) por kjo nuk e kishte ndalur Denhamin, ku më pas detyroi zyrtarin policor ta përdor revolen e vërtetë.

Si pasojë e plagëve të marra nga dy plumbat e shkrepur nga Pitts, i dyshuari ka ndërruar jetë në spital, kurse raporti i mjekëve ligjor ka treguar se viktima kishte përdorur kanabis, metafetaminë dhe lëndë tjera narkotike. /Telegrafi/

Exit mobile version