Site icon Telegrafi

Polici amerikan që po habit botën, për t’i qetësuar fëmijët e frikësuar u shtri në tokë për të luajtur me ata (Video)

Kur pranuan një telefonatë për rrjedhje të gazit në qytetin Saut Hill, policia dhe ekipet emergjente menjëherë u shfaqën në vendin e ngjarjes për të ndihmuar qytetarët.

Por, para ndërtesës po qëndronte Aisha Roper-Boshbwell së bashku me vajzën dhe fëmijët e tjerë të lagjes. Megjithatë edhe pse rrjedhja e gazit në këtë rast nuk është konsideruar si diçka e rrezikshme, fëmijët kishin shumë frikë, transmeton Telegrafi.

Dhe për ta relaksuar paksa situatën në vendin e ngjarjes u shfaq polici 42-vjeç, C.B. Fleming, që iu afrua vajzave të vogla për t’i qetësuar, dhe kështu u shtri në tokë dhe filloi të luaj me ato. Ai madje luante me kukulla me vajzat e lagjes, kurse me djemtë vizatonte me shkumësa në asfalt.

“Ai është i mrekullueshëm. Është fjala e vetme që mund ta përdorni për ta përshkruar këtë polic. Lidhjen që ai e ka me fëmijët është e pabesueshme. Fëmijët kanë nevojë për dikë që ta shohin si super hero”, ka deklaruar Aisha, duke shtuar se njerëzit kanë nevojë për energji pozitive.

“I kam thënë se vajza ime dhe disa fëmijë tjerë frikësohen nga policët. Kështu që filmova momentin kur ai u shfaq dhe filloi të luaj me ata, dhe këtë nuk e bëra për ta publikuar në internet, por për ta dokumentuar se si mbesa ime nuk ka qarë nga prezenca e tij”, ka shtuar Aisha.

Në fund të gjithë kësaj ngjarje është deklaruar edhe C.B, që tash e 15 vite ushtron detyrën e policit.

“Kur e fitova këtë punë, e kam ditur se ekziston diçka më shumë përveç se të shqiptojmë tiketa dhe të na shohin si persona të këqij. E kam kuptuar që e rëndësishme është të jem drita e dikujt në fund të tunelit”, ka deklaruar polici amerikan.

Ai shpreson që edhe kolegët e tij do të punojnë në atë drejtim, që t’ia ndërrojnë opinionit mendimit për policinë.

“Kur fillova punën, pranonim shumë telefonata. Mendova se nëse arrij të jem shpëtimi i tyre dhe që mund të vijnë tek unë për të biseduar dhe të më besojnë, atëherë do të mund të bëjë diçka të mirë. Dua që të gjithë, jo vetëm fëmijët, por edhe nënat dhe baballarët ta dinë se mund të më drejtohen mua për gjithçka”, ka shtuar C.B. /Telegrafi/

 

Exit mobile version