Site icon Telegrafi

Polici amerikan ia shpëton jetën foshnjës tremuajshe (Foto/Video)

Një polic i Floridës që nuk ishte në detyrë në ato momente, ka arritur t’ia shpëtojë jetën një foshnje të cilën e nxjerr nga vetura e nënës së tij.

Kamera e sigurisë e vendosur në veturën e Jeremie Nix, tregon momentin kur nga vetura e bardhë që ishte parkuar në skaj të rrugës në Ocala, polici e nxjerr foshnjën, transmeton Telegrafi.

Nëna e foshnjës Nechole Crowell kishte vërejtur policin brenda veturës, dhe kishte ishte ndalur për të kërkuar ndihmë nga ai për vogëlushin King.

Ai pa u menduar dy herë u gjunjëzua dhe filloi t’i jep frymë artificiale, duke tentuar ta shpëtojë Kingun 3-muajsh.

Por, kur vërejti se nuk kishte shenja përmirësimi, ai u fut me shpejtësi ne veturën e tij së bashku me foshnjën dhe u nis për në spitalin më të afërt.

Më vonë zyra e stacionit policor ku punon Nix, ka shpërndarë disa fotografi të vogëlushit dhe lajmet për gjendjen e tij shëndetësore.

“Kolegu ynë Nix e ka dërguar me urgjencë në spital Kingun e vogël. Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se ai është mirë, dhe mjekët na kanë siguruar se gjendja e tij shëndetësore do të përmirësohet dukshëm më shumë gjatë ditëve në vijim”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga policia.

Edhe mjekët e spitalit kanë njoftuar se Kingu i vogël është gjallë fal intervenimit të shpejtë të policit Nix. /Telegrafi/

Exit mobile version