Telegrafi

Polici akuzohet për përdhunim, i kishte futur protestuesit shufrën e gomës në prapanicë (Video)

Një video amatore e postuar në internet tregon se si një 22-vjeçar, i cili është identifikuar si “Theo” nga protestuesit, u arrestua të enjten e kaluar në periferi të Parisit.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, në skenat e tmerrshme, të cilat janë fshirë nga videoja, një shufër gome është futur në pjesën anale të protestuesit.

Po sipas medieve të huaja, ai ishte lënduar aq shumë, sa që ishte dashur një intervenim kirurgjik për të trajtuar plagët e tij.

Tre oficerë të tjerë të përfshirë janë nga ana e tij janë akuzuar për “dhunë të qëllimshme”. Të gjithë do të ballafaqohen me gjyq.

Me njollat e gjakut ende të dukshme, ku ndodhi sulmi, edhe viktima e supozuar ishte ende i “traumatizuar” me “plagë të rënda” në spital. /Telegrafi/