Shumica e makinave me prodhim të kufizuar zakonisht trajtohen si “mbretër të garazheve”, por ekzistojnë përjashtime.
Dhe një i tillë ishte një Pagani Huayra Codalunga, veturë e parë duke lëvizur në rrugët publike në Zvicër, përcjell Telegrafi.
Pasi ngasja e një Huayra në natyrë “ishte mjaft emocionuese”, pronari i saj u ndalua nga policia lokale, e cila madje sekuestroi veturën e rrallë italiane që kap vlerën e 6.7 milionë eurove.
Rrethanat e sakta rreth incidentit nuk dihen, por një video e shkurtër që qarkullon në mediat sociale përshkruan dy oficerë policie zvicerane me uniformë duke inspektuar Paganin dhe duke biseduar me pronarin për dokumentet.
Pamjet vijnë nga fotografi i automobilave Freddie Atkins, i cili ndodhi në vendngjarje.
Një nga oficerët i kërkoi të mos bënte asnjë foto, por ai tashmë ishte duke xhiruar videon që më pas e postoi në rrjetet sociale. /Telegrafi/