Policia spanjolle në bashkëpunim me doganierët së fundmi ka publikuar një video, në të cilën mund të shihen gjësendet e ndryshme që janë konfiskuar gjatë kontrollit rutinor në aeroport.
Por, shumë njerëz janë habitur me atë se çfarë ka arritur të nxjerr policia nga taket e këpucëve, transmeton Telegrafi.
Mijëra euro ishin paketuar dhe mbështjellur mirë, por kjo nuk i shpëtoi syrin të policisë të cilët vërejtën se diçka nuk ishte në rregull me taket e këpucëve, brenda të cilave gjetën një “thesar”.
Shumë njerëz që kanë pasur rastin ta shohin videon e publikuar nga policia spanjolle, kishin menduar se ata do të nxjerrin nga taket e këpucëve drogë apo diamante. /Telegrafi/