Telegrafi

‘Policët’ shqiptarë, tmerr në Itali – ja si grabiste banda me 7 vetë (Video)

Banda e hajdutëve me italianë e shqiptarë e shkatërruar së fundi nga policia italiane ishte bërë tmerri i banorëve në disa zona të Italisë.

Operacioni i koduar “Policët e rreme” kishte nisur që në verën e vitit 2015, por finalizuar së fundi e që zbuloi aktivitetin kriminalë të bandës me pjesëtarë italianë dhe shqiptarë.

Mediat italiane raportojnë sot se 7 persona u arrestuan, e mbi ta rëndojnë akuzat për së paku 82 grabitje.

Aktiviteti i “policëve” ishte përqendruar në Pavia, Kremone, Lodi, Piacenza, Milano, Bergamo dhe Brescia.

Ata kryesisht mashtronin të moshuarit dhe hynin në banesa me uniforma policie duke marrë me vete shuma parash dhe sende me vlerë.

Planet i kishin të qarta, ndërkohë që nuk mjaftoheshin me një grabitje në ditë. Sipas hetimeve ata kanë marrë edhe sende me vlerë deri në 50 mijë Euro. /Panorama/