Një përplasje aspak e këndshme mes dy policëve dhe një të riu ka ndodhur ditën e sotme para tre orësh në qytetin e Vlorës, konkretisht te “Fabrika e Tullave”.
Dy policë janë konfliktuar rëndë me një të ri, madje konflikti i tyre ka degraduar deri në dhunë fizike në mes të qytetit dhe në sy të të gjithë kalimtarëve.
Njëri nga policët e mbante të riun ndërsa polici tjetër e godiste me shkelma. Siç raportohet te Jetaoshqef, të riun e kanë goditur edhe me grushte në fytyrë.
Arsyeja e kësaj përplasje sipas raportuesit lidhet me një mosbindje të momentit. Dy të rinjtë kanë qenë në motor, policia u ka kërkuar të ndalojnë, por ata nuk e kanë bërë. Kështu policët i janë vënë në ndjekje, deri në momentin që kanë kapur njërin prej tyre sepse tjetri u ka ikur.
Gjithashtu njëri nga policët nuk ka përmbajtur as inatin dhe nervat dhe ka përfunduar edhe duke e sharë të riun. “O të q* ropt, mu deshe me m’shtyp”, dëgjohet duke i thënë polici të riut, ndërkohë që e godiste.