Benjamin C. Barnet nga Idaho e Shteteve të Bashkuara, është qëlluar për vdekje nga policët, pasi nuk pranoi të dorëzohej dhe iu kundërvihej me armë.
Burri 42-vjeçar, ishte shpallur në kërkim pasi kërcënonte alpinistët që frekuentonin një pjesë malore, si dhe kishte mbytur një numër të madh qensh, transmeton Telegrafi.
“Qëndronte në pozitë agresive dhe ishte i gatshëm të qëllonte në çdo moment”, thuhet në lidhje me arsyen e vrasjes, nga ekipi prej gjashtë policësh.
Pas minutës së parë, në videon e postuar më poshtë, mund të shihni aksionin që është ndërmarrë gjatë muajit mars, për ndalimin e të dyshuarit. /Telegrafi/
https://youtu.be/A55hyjQbC0I