Telegrafi

“Policët” plaçkitin vozitësin

Në parkingun e automjeteve të restorantit Mondsee, të qarkut Voecklabruck, tre kriminelë të panjohur i janë paraqitur një vozitësi çek si polici civile, dhe janë legjitimuar me dëshmi të rrejshme.

Derisa ata kanë kryer "kontrollimin e automjetit" çekut të pafat ia kanë vjedhur 600 euro, para të thata. Më pas ata janë larguar me një makinë të errët, sipas të gjitha gjasave me targa regjistrimi rumune, merret vesh nga policia austriake.