Ky është momenti kur dy policë peruan përdorin dronin për ta çliruar pëllumbin, që kishte ngecur i varur në kabllon e një shtylle elektrike.
Videoja shfaq policët në Lima duke e vendosur një thikë në dron, me të cilin e preu kabllon dhe pëllumbi vazhdoi rrugëtimin, transmeton Telegrafi.
Banorët e Barranca kanë bërë të ditur se pëllumbi kishte ngecur në kabllo për më shumë se 12 orë. E pasi i telefonuan policisë, atyre u erdhi në mendje një ide brilante për ta çliruar.
E për këtë veprim ata janë duartrokitur nga banorët e lagjes, ku pëllumbi ishte bërë temë diskutimi. /Telegrafi/