Policët e stacionit lindor të Eketeringburgut kanë njoftuar banorët përreth stadiumit se mund të jenë pjesë e shënjestrave të tyre gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës.
Banorët në blloqet e apartamenteve që jetojnë pranë stadiumit me kapacitetit prej 35 mijë vendesh janë paralajmëruar se mund të qëllohen nga policët nëse ata dalin në ballkonet e tyre gjatë ndeshjeve.
Organizatorët kanë krijuar një gardh të lartë metalik prej tre metrash i cili ka bllokuar disa banesa dhe hapësirat e parkimit të makinave.
Qëllimi i organizatorëve është për mbrojtjen e personaliteteve dhe tifozëve për katër ndeshjet e grupeve që po organizohen në qytetin e katërt më të madh në Rusi – duke filluar me ndeshjen e së premtes mes Egjiptin dhe Uruguait.
“Policia jonë vendase shkoi nëpër të gjitha banesat dhe na paralajmëroi se gjatë ndeshjeve ishte e ndaluar që të dilnim në ballkone, të hapnim dritaret tona ose të përdorim dylbi”, ka thënë njëri nga banorët për Moscow Times.
Zona përreth është gjithashtu duke u monitoruar nga afër nga kamerat CCTV dhe policia ekstra po patrullon rrugët e afërta dhe kryen kontrollet e identifikimit në vend.
Edhe qytetet tjera janë të gjitha të mbushura me polici dhe ushtri vetëm dhe vetëm që Kupa e Botës të organizohet si është më së miri dhe mos të ketë asnjë ekses.
Kjo pasi që një kohë të gjatë ka pasur kërcënime të ndryshme nga ISIS-i për sulme gjatë Kupës së Botës. /Telegrafi/