Telegrafi

Policët ngatërrojnë personin, godasin pa mëshirë viktimën e përfshirë nga zjarri i një aksidenti (Video)

Zyrtarët kanë shprehur “shqetësime serioze” për një video të oficerëve të policisë së Nju Xhersit ku shihen duke e goditur një njeri që ishte një viktimë e pafajshme në një aksident të përfshirë nga zjarri.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një incident që erdhi pas një ndjekje policore natën e së dielës në Jersey City, ku oficerët u përpoqën të ndalonin një makinë të drejtuar nga 48-vjeçari, Leo Pinkston.

Po siç thuhet më tej, policia shkarkoi plumba të shumëfishta në makinën e Pinkston, por ndjekja përfundoi kur u rrëzua në një shtyllë të shërbimeve dhe shkaktoi një zjarr.

Në video, një shofer tjetër, vetura e të cilit gjithashtu u shkatërrua në aksident u shfaq nga automjeti që po digjej.

Kur rrokulliset në tokë për të shuar flakët, një oficer policie fillon në mënyrë të përsëritur goditjen e viktimës së pafajshme, i shoqëruar edhe nga të tjerët.

Viktima mbeti e hospitalizuar të hënën në gjendje kritike por të qëndrueshme, njoftojnë mediat e huaja.

Autoritetet kanë thënë se asnjë oficer nuk është akuzuar në lidhje me videon, duke shtuar se ata janë ende duke kërkuar rreth asaj se cilët policë ishin të përfshirë. /Telegrafi/